Si rezultat i një operacioni antidrogë, në Kukës janë kapur 20 kilogram drogë e llojit heroinë e cila po transportohej me kamion nga Kosova drejt Shqipërisë.
Droga u kap në doganën e Marinës dhe po transportohej nga shtetasi Aben Prendi 43 vjeç i cili drejtonte kamionin me traga AA09IS. Sasia e heroinës ishte fshehur në kabinën e kamionit. Është bërë menjëherë ndalimi i drejtuesit të mjetit ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë.