Kapen 205 kg kanabis në Mal të Zi, DROGA vinte nga Shqipëria

Publikuar tek: rajon, më 15:31 16-05-2019 Kapen 205 kg kanabis në Mal të Zi, DROGA vinte nga Shqipëria

Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike është sekuestruar nga polica e Malit të Zi.

Policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg lëndë narkotike kanabis.

Sipas informacioneve të policisë malazeze, në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat dhe pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080320835113525
array(1) { ["section"]=> string(66) "kapen-205-kg-kanabis-ne-mal-te-zi-droga-vinte-nga-shqiperia-164575" }