Kapen 271 kg drogë në Greqi, në pranga një shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 15-06-2019 Kapen 271 kg drogë në Greqi, në pranga një shqiptar Foto ilustruese nga zona e Grevena ne Greqi

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi në një kasolle të ngritur prej tij u kapën 271 kg drogë.

Mediat greke raportojnë se operacioni i policisë ëhstë zhvilluar në zonën e Grevena, aty ku 32 vjeçari shqiptar kishte ngritur kasollen ku mbante sasinë e drogës të ndarë në 256 pako të mbështjella me natriban.

Në kasollen e krijuar prej shqiptarit u gjetën dhe 3 telefona celularë dhe një thikë 20 cm.

Policia greke dyshon se droga e ka prejardhjen nga Shqipëria, ndërkohë pas arrestimit të 32 vjeçarit vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikimit të drogës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023467779159546
array(1) { ["section"]=> string(57) "kapen-271-kg-droge-ne-greqi-ne-pranga-nje-shqiptar-168385" }