Gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare Kapshticë u gjetën dhe sekuestruan 30 kile drogë brenda mjetit tip "Audi" me destinacion Selanikun, Greqinë.
Në pranga ra 29-vjeçari Aldo Neli banues në Zallherr, Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin ky i ri drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.
Droga në Kapshticë by newsbomb-al