Kapen 300 kg kanabis në Vlorë, pranga dy personave (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 20-03-2019 Kapen 300 kg kanabis në Vlorë, pranga dy personave (EMRAT) Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka sekuestruar plot 300 kilogram kanabis sativa në një zonë bregdetare pranë Vlorës.

Droga është gjetur në vendin e quajtur Gjiri i Petrunës, në Karaburun dhe po përgatitej për t’u nisur drejt Italisë. Blutë e Vlorës kanë arritur të arrestojnë në flagrancë dy persona. Ata janë Elton Muço, 40-vjeç dhe Olsi Ylli, 30-vjeç.

Kjo është një prej sasive më të mëdha të kanabisit të sekuestruara gjatë këtij viti. Aksioni i policisë vjen pak orë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga Kruja, ku u shpreh se “Shqipëria është e angazhuar botërisht, që të dalë nga harta e kanabisit. E kemi arritur, por duhet të jemi të qëndrueshëm që kjo punë të vijojë".

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099492073059082
array(1) { ["section"]=> string(62) "kapen-300-kg-kanabis-ne-vlore-pranga-dy-personave-emrat-157218" }