Kapen 4 persona të shpallur në kërkim, mes tyre një grua (AKUZAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 25-05-2019 Kapen 4 persona të shpallur në kërkim, mes tyre një grua (AKUZAT)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier,  në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë arrestuar 4 persona.

Në pranga janë vënë shtetasit: E.K, 32 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

L.K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13201808929443
array(1) { ["section"]=> string(69) "kapen-4-persona-te-shpallur-ne-kerkim-mes-tyre-nje-grua-akuzat-165623" }