Kapen 5 hajdutë shqiptarë në Spanjë, 3 djem dhe 2 vajza vodhën 200 shtëpi në një muaj

Publikuar tek: bota, më 16:47 26-01-2018 Kapen 5 hajdutë shqiptarë në Spanjë, 3 djem dhe 2 vajza vodhën 200 shtëpi në një muaj

Policia spanjolle ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë të akuzuar për vjedhjen e plot 200 shtëpive brenda një muaji.

Në pranga kanë rënë 3 djem dhe 2 vajza shqiptare teksa po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë pasi e kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e tyre, raporton newsbomb.al.

Nga shtëpitë e vjedhura në zonat e Las Rozas, El Escorial dhe Boadilla del Monte, policia u sekuestroi shqiptarëve mijëra euro, bizhuteri luksoze si ora aksesorë dhe veshje të shtrenjta.

Ata u kapën gjatë rrugës për në San Sebastian ku kishin bërë plan të niseshin me avion drejt Shqipërisë. Emrat e tyre nuk janë bërë publik ndërsa përballen me akuzat e vjedhjes, grabitjes me dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012658834457397
array(1) { ["section"]=> string(91) "kapen-5-hajdute-shqiptare-ne-spanje-3-djem-dhe-2-vajza-vodhen-200-shtepi-ne-nje-muaj-108043" }