Kapen 50 ton drogë në Angli, shkatërrohet grupi me 19 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 11-10-2019 Kapen 50 ton drogë në Angli, shkatërrohet grupi me 19 persona Droga e fshehur në kamionët e transportit të fruta-perimeve

Policia angleze në bashkëpunim me palën holandeze sekuestruan plot 50 ton drogë ditën e sotme duke arrestuar 19 persona.

Agjencia Kombëtare e Luftës kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike raportoi se vlera totale e drogës kap shifrën e miliarda eurove.

Llojet dhe sasia e lëndëve narkotike të kapura janë: 351 kg kokainë, 92 kg heroinë, 250 kg kanabis dhe 1850 kg hashash. Ndërkohë, operacioni ka zgjatur prej 18 muajsh dhe sasia e madhe e drogës transportohej me kamionë të frutave dhe perimeve nga Holanda.

Identitetet e dhe kombësitë e personave nuk janë bërë publike.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037313938140869
array(1) { ["section"]=> string(67) "kapen-50-ton-droge-ne-angli-shkaterrohet-grupi-me-19-persona-181693" }