Plot 79 kilogram kanabis sativa janë gjetur në një kamion me targa të Tiranës teksa po tentonte të kalonte në doganën e Kapshticës.
Droga është gjetur e fsheshur në brendësi të tubave mbulues të kamionit që kishte si destinacion Turqinë. Pas gjetjes së lëndës narkotike, uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, shtetasim Adrian Dula, 41 vjeç ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohet 79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë transportuesi i saj.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ardian Dula, 41 vjeç, banues në Tiranë
Më datë 17.03.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip kamion të markës “Scania” me targa AA579ON dhe rimorkio me targë TR7326K.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, kishte si destinacion Turqinë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.