Kapen 8 ton drogë në Venecia, Policia e Shqipërisë: Nu kemi as njerëz dhe as mjete të përfshira

Publikuar tek: bota, më 20:36 11-02-2017 Kapen 8 ton drogë në Venecia, Policia e Shqipërisë: Nu kemi as njerëz dhe as mjete të përfshira

Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete.

Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali.

Policia e Shqipërisë njofton se nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmon që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare.

Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë.

“Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti”, thuhet në reagim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeni ‘hero’ i shpëton jetën foshnjes së braktisur nga nëna në -12°C
Evakuohet aeroporti në Gjermani, 50 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011757135391235
array(1) { ["section"]=> string(99) "kapen-8-ton-droge-ne-venecia-policia-e-shqiperise-nu-kemi-as-njerez-dhe-as-mjete-te-perfshira-68455" }