Kapen duke vjedhur naftë në mjetet e TAP, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 punonjës shërbimi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 23-05-2017 Kapen duke vjedhur naftë në mjetet e TAP, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 punonjës shërbimi

4 persona janë kapur në flagrancë  duke vjedhur naftë në mjetet e TAP në Maliq.

Policia ka vënë në pranga 4 personat të cilat akuzohen për veprën penale. Ervin Terollin, Migen Kitën, Shkëlzen Gjonin dhe Xhulhan  Kolaqis.

Dy nga të arrestuarit janë punonjës të sigurisë në një kompani private.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

MALIQ -Kapen në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete (të parkuara) të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit (TAP).

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, dy prej të cilëve punonjës të një shoqërie private sigurimi në Korçë. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

1. Migen Kita, 34 vjeç,

2. Shkëlzen Gjoni, 30 vjeç, të dy banues në Korçë (me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike) për veprën penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”,

3. Xhuljan Kolaqis, 21 vjeç,

4. Ervin Terolli, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale : “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 22.05.2017, në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali, kapet shqiptari me 26 pako kokainë, droga do të shitej për 3 milion euro
Përmbytet Elbasani nga reshjet e dendura të shiut (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01104211807251
array(1) { ["section"]=> string(96) "kapen-duke-vjedhur-nafte-ne-mjetet-e-tap-arrestohen-4-persona-mes-tyre-2-punonjes-sherbimi-79661" }