Të paktën 2 grekë kanë rënë në prangat e policisë dhe 2 shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi u kapën me 110 kile marijuanë në fshatin Likostomo në Janinë.
Burime të policisë bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 25 pako dhe ishte në pronësi të dy grekëve, 22 dhe 24 vjeç.
Nga hetimet u zbulua se 2 te rinjtë greke vepronin nën urdhrat e dy shtetasve shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Operacioni vazhdoi në zonën Agia Axaia, ku u bë i mundur edhe arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar, 19 dhe 29 vjeç. Sipas policisë greke, në momentin e arrestimit, dy të rinjve shqiptarë iu gjetën edhe 500 gr marijuanë.