Kapen me 27 KG KOKAINË me vlerë 3 MILION euro, ARRESTOHEN 2 SHQIPTARË në Itali (DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 11:38 21-10-2020 Kapen me 27 KG KOKAINË me vlerë 3 MILION euro, ARRESTOHEN 2 SHQIPTARË në Itali (DETAJE) Kokaina dhe paratë që iu sekuestruan shqiptarëve

Policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, një italian dhe dy shqiptarë të kapur me sasi të mëdha kokaine dhe para ‘cash’.

Dy prej të arrestuarve janë me origjinë nga Shqipëria. Gjatë operacionit policor u sekuestruan 26.5 kg kokainë e pastër, 75,000 euro të siguruara nga aktiviteti i paligjshëm, peshore dhe dokumente false, raporton newsbomb.al.

Policia italiane zhvilloi një kontroll në shtëpinë e 23-vjeçarit shqiptar ku iu gjetën 40 mijë euro ‘cash’.  Më pas policia nisi të hetonte për origjinën e këtyre parave duke arritur të bjerë në gjurmët grupit të trafikantëve, të cilët po bëheshin gati të largoheshin nga shtëpia, pasi ishin paralajmëruar për kontrollin nga policia.

"Unë hyra gabimisht", kështu e justifikoi veten shqiptari tjetër, i cili u gjet në shtëpi.

Policët zbuluan në shtëpinë e tyre një karrocë të fshehur pas një vendi në dhomën e gjumit, me 26.5 kg kokainë.

Shitja e drogës do t'u sillte një fitim prej 3 milion eurosh. Trafikantët e drogës u shoqëruan për në komisariat dhe pritet që të përballen me drejtësinë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca mbyll Xhaminë që shfaqi videon e mësuesit të historisë para të vritej brutalisht në mes të Parisit
»
Article Logic
Execution time: 0.011345863342285
array(1) { ["section"]=> string(91) "kapen-me-27-kg-kokaine-me-vlere-3-milion-euro-arrestohen-2-shqiptare-ne-itali-detaje-224553" }