Kapen me 28 kg drogë në Durrës, pranga dy poseduesve (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:48 27-05-2017 Kapen me 28 kg drogë në Durrës, pranga dy poseduesve (EMRAT)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapen me një sasi lënde narkotike në mjetin e tyre motorik.

Në kuadër të operacionit të koduar "Kthesa" sekuestrohen 28 kg Cannabis Sattiva dhe janë arrestuar Lulzim Lloti 32 vjeç, banues në Lalëz,  Durrës dhe Kujtim Qazimi 47 vjeç, banues në Perlat, Durrës.

Sipas policisë në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur " Kthesa e Ariut", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorik me drejtues shtetasin K.Qazimi dhe pasagjer Lloti u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjthashtu mjeti motoric dhe 3 telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

18718498_10209932457610090_153041379_n.jpg

18745269_10209932457810095_2048214463_o.jpg

 18721508_10209932457850096_1099645885_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Krihte” makinat e parkuara, policia zbulon ç’vidhte gjatë natës lushnjari (EMRI)
768 kg drogë u zbuluan dje në tunelin e Përmetit, policia ndalon dy poseduesit kryesorë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010262966156006
array(1) { ["section"]=> string(63) "kapen-me-28-kg-droge-ne-durres-pranga-dy-poseduesve-emrat-80149" }