Kapen me 30 kile kanabis, arrestohen 3 të rinj nga Elbasani, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 05-02-2017 Kapen me 30 kile kanabis, arrestohen 3 të rinj nga Elbasani, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT)

Është finalizuar me sukses nga policia, operacioni i koduar “Administratori” ku janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa” dhe janë arrestuar 3 në flagrancë të rinj nga Elbasani. Nga prangat e policisë kanë shpëtuar 2 persona të tjerë të cilët janë në kërkim, raporton Newsbomb.al.

  Sipas burimeve nga Policia e Elbasanit, bëhet me dije se shtetasit e arrestuar janë:

- Flori Kuqja, 35 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik

- Enver Dobra, 27 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik

-Fatos Serani, 37 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një proçedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

 T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


Drogë në Elbasan by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimet në minierën e Bulqizës, rinisin kërkimet për 3 minatorët e bllokuar
Kapet me 45 doza drogë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011602878570557
array(1) { ["section"]=> string(91) "kapen-me-30-kile-kanabis-arrestohen-3-te-rinj-nga-elbasani-ne-kerkim-2-te-tjere-emrat-67767" }