Kapen me 4 mijë fara kanabisi dy persona në Shkodër, policia tregon shumën: Ja sa do i shisnin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 20-01-2021 Kapen me 4 mijë fara kanabisi dy persona në Shkodër, policia tregon shumën: Ja sa do i shisnin Policia e Shkodrës

Dy persona janë arrestuar në Shkodër gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Gruda”.

J. M., 43 vjeç dhe K. K., 25 vjeç u kapën me 4,000 fara kanabisi dhe 140 doza të lëndës narkotike. Policia thotë se ata planifikonin t’i shisnin farat e bimës narkotike për 16, mijë euro.

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gruda”.

Goditet një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Gjithashtu, gjatë operacionit goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. M., 43 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. K., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri grek mesazh të fortë për ‘Detin’: Edi Rama tha se është e drejta e Athinës të rritet me 12 milje, zgjerimi është i pashmangshëm
QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshës 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël »
Article Logic
Execution time: 0.012201070785522
array(1) { ["section"]=> string(99) "kapen-me-4-mije-fara-kanabisi-dy-persona-ne-shkoder-policia-tregon-shumen-ja-sa-do-i-shisnin-235691" }