Të paktën dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me drogë në makinën e tyre.
Mësohet se gjatë kontrollit në makinën e tyre janë sekuestruar 22,3 kg kanabis.
Droga ishte e ambalazhuar në 9 paketa, e ndarë në tri çanta.
Dy shqiptarët u arrestuan teksa udhëtonin në hyrje të Janinës, duke ardhur nga Shqipëria. Ata akuzohen për trafik droge.