Kapen me drogë në makinë, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 10-03-2017 Kapen me drogë  në makinë, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në panga 2 të rinj të cilët qarkullonin me drogë në makinë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale E. P., 23 vjeç dhe F. R., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë

Sipas policisë këta shtetas, janë konstatuar në Rrugën e “Dibrës”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi bime e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan: – Automjeti tip “Audi Q7” ngjyrë e zezë – 5 (pesë) telefona celularë të markave të ndryshme – 10 doza me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditi me grushta laborantin e shëndetësisë, pranga fierakut
Shtyhet pretenca për ish-deputetin Mark Frroku, shkak mungesa e një prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.010720014572144
array(1) { ["section"]=> string(61) "kapen-me-droge-ne-makine-arrestohen-2-te-rinj-ne-tirane-71411" }