Kapen me fara kanabisi, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:32 30-05-2017 Kapen me fara kanabisi, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Ditën e djeshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në bashkëpunim me Drejtorinë  Vendore të Policisë Shkodër, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, janë arrestuar 2 persona pasu u kapën me fara kanabisi.

Të rinjtë u arrestuan në vendin e quajtur Kroi i Zojës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nisan” me targë DL 2713 A, me drejtues shtetasin Jetmir Gega, dhe pasagjer Xhuljano Marku.  

Në tavanin e mjetit u gjet një qese brenda të cilës ndodhej një sasi prej 490 farash të ngjashme me ato të Canabis Sativa ku pas peshimit rezultoi 20.8 gram.

 Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xhuljano Marku, 23 vjeç, banues në fshatin Zejmen Lezhë, Jetmir Gega, 29 vjeç, banues në fshatin Spiten Lezhë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Xhuljano Marku, u gjet një qese plasmasi me material bimor në formë boçe e ngjashme me Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 670 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim" e parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal.

18870339_10209961600338640_1408963331_o.jpg18836531_10209961600378641_1053448113_o.jpg18838552_10209961600418642_1470319558_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e deputetit të PD, Dom Gjergj Meta i kundërpërgjigjet: Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”
ZYRTARE/ Kjo është fleta e votimit për 25 qershorin dhe renditja përfundimtare e 18 partive »
Article Logic
Execution time: 0.010944128036499
array(1) { ["section"]=> string(56) "kapen-me-fara-kanabisi-arrestohen-dy-te-rinj-emrat-80490" }