Kapen me kanabis dhe 82 kokrra ekstazi, arrestohen dy të rinj në Himarë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 16-06-2019 Kapen me kanabis dhe 82 kokrra ekstazi, arrestohen dy të rinj në Himarë Foto ilustruese

Policia e Himarës ka arrestuar dy persona për prodhim dhe shitje droge.

Mësohet se në pranga janë vënë 19-vjeçari me iniciale E.A, banues në Lapardha dhe 21-vjeçari me iniciale R.V., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan 220 gram drogë të dyshuar kanabis sattiva, ndërsa i riu tjetër u kap me 82 kokrra stimuluese ekstazi në një çantë dore.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027905941009521
array(1) { ["section"]=> string(77) "kapen-me-kanabis-dhe-82-kokrra-ekstazi-arrestohen-dy-te-rinj-ne-himare-168425" }