Kapen me kanabis në makinë, arrestohen babë e bir

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 20-08-2019 Kapen me kanabis në makinë, arrestohen babë e bir Ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar sot dy persona, babë e bir.

Sipas bluve të arrestueve iu gjet kanabis në makinë. Në pranga kanë rënë, D.L , 19 vjeç dhe XH.L., 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit Publik Korçë, ushtruan në mjetin tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17, shtetasit D.L, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftim i plotë:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit Publik Korçë, ushtruan në mjetin tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17, shtetasit D.L, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Lidhur me këtë rast, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj shtetasit N.S, 40 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gjonomadh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072779655456543
array(1) { ["section"]=> string(55) "kapen-me-kanabis-ne-makine-arrestohen-babe-e-bir-175870" }