Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pas operacionit të koduar “Trekëndëshi”.
Dy djemve të mitur dhe një 50 vjeçari iu janë gjetur rreth 640 gram lëndë narkotike kokainë me vlerë 50 mijë euro si dhe një armë zjarri. Të arrestuarit janë Gj.M, 15 vjeç, Xh.V, 16 vjeç dhe shtetasi Ilia Papa, 50 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për shpërndarje të drogës, ndërsa policia ka sekuestruar edhe automjetin tip “Peugeot” me targa AA523GL, tre telefona celularë dhe një çantë personale.