Policia e Brescia zbulon një grup trafikimi në Itali, pjesë e së cilës ishin edhe dy shqiptarë.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 5.5 kg kokainë dhe iu konfiskuan 140 mijë euro mallra, konto bankare dhe automjete.
Në pranga ranë një 31-vjeçar shqiptar me iniciale G.K., një italo-shqiptar, 23 vjeç, me iniciale N.L. dhe një indian.
Ndaj dy shqiptarëve shtë dhënë nga gjykata masa e arrestit me burg.
Trafikantët u arrestuan në Pietrasanta (Lucca) dhe Sarzana (La Spezia), ndërsa furnizonin zonën e Toscana-s dhe Liguria në Itali. Në bazë të hetimeve, Guardia di Finanza ka konfiskuar të gjitha pasuritë në të arrestuarve, 100 mijë euro në një konto bankare, 7 automjete, një motor me një vlerë totale mbi 140,000 euro. Sipas policisë, kjo pasuri është vënë në mënyrë të paligjshme.