Kapen në Rinas siriani dhe shqiptari, ishin nisur me dokumente false drejt vendeve të BE, në pranga edhe një vajza që ndihmoi shoqen të ikte në Angli (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 21-10-2020 Kapen në Rinas siriani dhe shqiptari, ishin nisur me dokumente false drejt vendeve të BE, në pranga edhe një vajza që ndihmoi shoqen të ikte në Angli (DETAJE)

Arrestohen në Aeroportin e Rinasit tre persona, mes tyre edhe një sirian që tentuan të largoheshin nga vendi duke përdorur dokumente false.

Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar një 21-vjeçar Shqiptar që ishte nisur drejt Italisë, një 26-vjeçar sirian, me destinacion gjermaninë dhe një 22-vjeçare shqiptare.

Dy djemtë u kapën me dokumente false, ndërsa vajza me inicialet M.B u ndalua pasi më herët kishte ndihmuar shoqen e saj të shkonte drejt Anglisë, duke përdorur gjeneralitetet e saj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kontrollet e shtuara duke përdorur edhe bazën logjistike më të fundit po parandalojnë dhe godasin rastet e tentativave për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Njëkohësisht, bashkëpunimi me homologët identifikon dhe godet një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm drejt Anglisë, me qëllim kërkimin e azilit politik.

Vihet në pranga dhe shtetasja që i kishte dhënë ndihmë shtetases që u kap në Angli, duke përdorur gjeneralitetet e saj.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave", shtetasit:

-I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.

-A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Njëkohësisht, falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe homologëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe profesionale u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

dgeg4gjfjfjfjfjfjjf.jpg

Dokumentet e sekuestruara

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra pranë liqenit të Sharrës, Prokuroria: Burg përjetë për Dashamir Xhepën
COVID-19 hyn në shkollën 'Dhaskal Todri' në Elbasan, infektohen 2 mësuese dhe 7 maturantë »
Article Logic
Execution time: 0.009753942489624
array(1) { ["section"]=> string(161) "kapen-ne-rinas-siriani-dhe-shqiptari-ishin-nisur-me-dokumente-false-drejt-vendeve-te-be-ne-pranga-edhe-nje-vajza-qe-ndihmoi-shoqen-te-ikte-ne-angli-detaje-224576" }