Kapen rreth 4 ton drogë në Itali, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë (EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 12:04 28-05-2020 Kapen rreth 4 ton drogë në Itali, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë (EMRAT) Droga e sekuestruar nga policia italiane

Policia italiane ka vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë,në operacionin e koduar "San Silvestro".

Grupi italo-shqiptar merrej me trafikun e lendëve narkotike, ndërsa është sekuestruar edhe një sasi e madhe droge.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë  Geraldo Ismailaj, 42 vjeç; Alban Limaj, 32 vjeç; Erfan Bajrusi, 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj, 28 vjeç.

Sipas këtyre mediave, policia ka sekuestruar  3750 kilogramë marijuanë, 50 kilogramë hashash, 1 kilogram kakainë dhe 1 kilagram heroinë.

Grupi e siguronte drogën në Shqipëri, ndërsa më pas transportohej drejt Italisë, ku fillonte edhe shpërndarja nga grupi kriminal.

5 nga të arrestuarit janë lënë në burg, ndërsa 4 të tjerëtjanë lënë në arrest shtëpie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(81) "kapen-rreth-4-ton-droge-ne-itali-mes-te-arrestuarve-edhe-4-shqiptare-emrat-208117" }