Kapërcimi i rasteve me Covid, ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron: Duhet të përgatitemi, muaji korrik do të jetë i vështirë

Publikuar tek: rajon, më 09:44 06-07-2020 Kapërcimi i rasteve me Covid, ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron: Duhet të përgatitemi, muaji korrik do të jetë i vështirë Ilustruese

Qeveria e Kosovës ka marrë masa urgjente për t’i bërë ballë shtimit alarmant të rasteve të reja me koronavirus.

Drejtori i zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka theksuar se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave.

Kësisoj ministria ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten, pasi muaji korrik sipas tyre do të jetë i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

“I bëjë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga disa aktivitete që po ndikojnë në mbjelljen e virusit. Disa aktivitete të ndryshme që kanë ndodhur ilegale, dasmat e ahengje e deri te trendi i lëvizjes në bregdete gjatë vikendit kanë bërë që të kemi situatën e ngarkuar. Shifrat tregojnë se si jemi sjell ne si shoqëri”, tha ai.

Po ashtu Hoti tha se Qeveria e Kosovës kishte synim lirimin e masave, por që disa biznese e kanë keqpërdor mirëbesimin e shtetit dhe nuk kanë respektuar masat. “Qeveria ka kërkuar nga ISHKP që me automatizëm që secila komunë që ka rritje të numrit do të përjetoj fatin që të futet në kufizimin e lëvizjes. Në bazë të asaj që ka rrjedhë, në këtë muaj duhet të bëhemi gati që të jetë muaj i vështirë, por duhet të bëhemi gati që në muajin tjetër të jemi më mirë”, pohoi ai për RTV Dukagjinin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010122060775757
array(1) { ["section"]=> string(139) "kapercimi-i-rasteve-me-covid-ministria-e-shendetesise-ne-kosove-paralajmeron-duhet-te-pergatitemi-muaji-korrik-do-te-jete-i-veshtire-212966" }