Kishte ardhur nga Amerika, kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut (Ja ku u gjet)

Publikuar tek: rajon, më 19:37 19-02-2020 Kishte ardhur nga Amerika, kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut (Ja ku u gjet) Foto ilustruese

Një mega-aksion ndërkombëtar policor, është zhvilluar këtë pasdite në fshatin Krushopek të Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i operacionit, ku ka marrë pjesë edhe Policia Financiare Italine, është zbuluar një magazinë frutash dhe është sekuestruar një sasi e madhe kokaine, e cila mendohet të jetë 1.3 ton, raportojnë mediat vendase.

Gjithashtu nga raportimet e para thuhet se janë arrestuar tre persona, dy shoferë dhe një magazinier.

Thuhet se ky operacion është duke u zhvilluar ende, ndërsa pritet për detaje të reja.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069961547851562
array(1) { ["section"]=> string(75) "kapet-1-3-ton-kokaine-ne-nje-magazine-frutash-ne-maqedonine-e-veriut-195782" }