Kapet 8 milionë euro HEROINË në Itali, vinte nga Shqipëria

Publikuar tek: rajon, më 16:45 07-01-2019 Kapet 8 milionë euro HEROINË në Itali, vinte nga Shqipëria

Policia në Itali ka mundur të zbulojë dhe sekuestrojë rreth 11 kilogramë heroinë të fshehura buzë detit në Sardenjë.

Sipas autoriteteve italiane sasia e madhe e heroinës së pastër ishte fshehur në një pranë një muri buzë detit. Nëse do të hidhej në treg droga mund të sillte të ardhura prej 8 milionë euro.

Policia italiane thotë se droga ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë me gomone, dhe kishte synim shpërndarjen në të gjithë territorin e vendit.

Rastet e kapjes së sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria drejt Italisë, janë bërë edhe më të shpeshta pasi është vënë re një rënie e ndjeshme e trafikut të kanabisit.

Ditën e djeshme në portin e Durrësit, u arrestua një shofer, në kamionin e të cilit u gjetën të fshehura 4 kilogram heroinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E vrau i ati në Greqi, mbërrin nesër në atdhe trupi i pajetë i Anxhelës
Gruaja e politikanit serb të vrarë në Kosovë: E vërteta do të dalë me video »
Article Logic
Execution time: 0.0086920261383057
array(1) { ["section"]=> string(63) "kapet-8-milion-euro-heroine-ne-itali-vinte-nga-shqiperia-147833" }