Kapet “Benzi” me 45 kile drogë, dy të rinjtë tentuan të kalonin kufirin drejt Greqisë (EMRAT dhe VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:15 29-01-2017 Kapet “Benzi” me 45 kile drogë, dy të rinjtë tentuan të kalonin kufirin drejt Greqisë (EMRAT dhe VIDEO)

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast trafikimi të lëndëve nakotike në kufi. Policia Kufitare Qafë -Bot Sarandë, gjeti brenda makinës 45 kile drogë si dhe arrestoi dy të rinj pjesë e grupit kriminal që posedonin lëndën narkotike raporton newsbomb.al.

Sipas burimeve policore, sot, rreth orës 08:30, në Pikën Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare në automjetin tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1-        Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.

2-         Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".


Droga në Kufi by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Histori shqiptare, i dërgon 2 mijë euro shoqes fshehtas bashkëshortit por s'ia kthen më. Burri kërkon të ndahet: S'kam më besim
Këngëtarja shqiptare ritakohet me shokët e gjimnazit pas 19 vitesh: Miqtë më bënë të "dilja nga pensioni" dhe të këndoja »
Article Logic
Execution time: 0.011069059371948
array(1) { ["section"]=> string(104) "kapet-benzi-me-45-kile-droge-dy-te-rinjte-tentuan-te-kalonin-kufirin-drejt-greqise-emrat-dhe-video-67043" }