Kapet bullgarja në Qafë Thanë tentoi të kalojë kufirin me “Mercedesin” e mbushur me kanabis

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 05-04-2017 Kapet bullgarja në Qafë Thanë tentoi të kalojë kufirin me “Mercedesin” e mbushur me kanabis

Një 28 vjeçare bullgare është arrestuar sot në doganën e Qafë-Thanës gjatë tentativës për të kaluar matanë kufirit me 21 pako kanabis sativa.

Shtetasja bullgare, Maria Piskova, e kishte ngarkuar drogën në mjetin tip “Mercedes Benz”, por është pikasur nga autoritetet doganore të cilat kanë ushtruar këkrkim të hollësishëm në mjet, duke zbuluar edhe sasinë e drogës.

Njoftimi:

Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Sekuestrohen 21 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare, transportuese e saj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:

Maria Piskova, 28 vjeçe, lindur në Bullgari.

Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip "Mercedes-Benz" me targa BL987TS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

21 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, si edhe peshimi i sasisë do të kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 kile kokainë dhe heroinë, arrestohen dy vëllezërit dhe një femër shqiptare
Skandali: Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat, prindërit shokohen »
Article Logic
Execution time: 0.011188983917236
array(1) { ["section"]=> string(95) "kapet-bullgarja-ne-qafe-thane-tentoi-te-kaloje-kufirin-me-mercedesin-e-mbushur-me-kanabis-74216" }