Një shofer është kapur nga radarët elektronikë duke drejtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.
Shoferi është kapur në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan - Tepelenë me 182 km/orë.
Si masë ndëshkimore, drejtuesit të automjetit i është hequr leja e drejtimit, ndërsa Policia e Shtetit, me anë të një postimi në 'Facebook', u kërkon shoferëve të mos fluturojnë, pasi janë më të vëzhguar se më parë.
Njoftimi i policisë:
Në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan-Tepelenë.
182 km/orë matur me Radar elekronik.
Mos ✈ se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugor prezent në rrugë.