Kapet furgoni me mall kontrabandë, arrestohet shoferi dhe 2 doganierë në Morinë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 12-06-2019 Kapet furgoni me mall kontrabandë, arrestohet shoferi dhe 2 doganierë në Morinë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan tre persona, mes tyre dy doganierë.

Në pranga u vunë shtetasit:  G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës, H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës dhe B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë - Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.

Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014979124069214
array(1) { ["section"]=> string(85) "kapet-furgoni-me-mall-kontrabande-arrestohet-shoferi-dhe-2-doganiere-ne-morine-167905" }