Nuk janë ushqime që shpesh emigrantët shqiptarë përfitojnë nga rasti t’i marrin me vete pasi largohen nga Shqipëria, por kjo ngarkesë e madhe duket se ka patur qëllim tregun ndërkombëtar.
Kamioni i mbushur përplot me mish të thatë, bulmet dhe raki është ndaluar nga doganierët në Ankona të Italisë për shkak të mungesës së çertifikatës për tregun europian.
Kamioni i drejtuar nga shqiptarë të Shqipërisë dhe nga Kosova, kishte saktësisht 500 kilogram mish të thatë, 350 kilogram bulmete dhe 240 litra raki, me destinacion Britaninë e Madhe.
Fatkeqësisht për shkak të mungesës së çertifikatës e gjithë ngarkesa do asgjësohet.