Kapet gomone me mbi 1 ton kanabis në Itali, pranga dy shqiptarëve (Emrat/Detajet)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 23-07-2017 Kapet gomone me mbi 1 ton kanabis në Itali, pranga dy shqiptarëve (Emrat/Detajet)

Policia shqiptare, përmes një njoftimi për media bën me dije se operacioni i kapjes së gomones me mbi 1 ton kanabis në Itali, ka qenë në bashkëpunim me palën italiane.

Mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë u sekuestrua dje në mbrëmje në brigjet italiane, e kapur në një gomone që vinte nga Shqipëria.

Ndër të tjera Policia Shqiptare jep edhe inicialet e dy personave të arrestuar nga GDF-ja italiane, ata janë shtetasit me iniciale Rr.A, 30 vjeç dhe A.I, 44 vjeç.

Njoftimi:

Operacion i perbashket i Policise se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.

Si rezultat i operacionit  gomonia me lëndë narkotike ra në 'rrjetë' pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias,  kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.

Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1ton 185 kg Marijuanë.

Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:

- Rr.A. 30 vjeç

- A.I.   44 vjeç

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones,  duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trishtuese, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4 ish portjeri i Vllaznisë
Veliaj falenderon heronjtë zjarrfikës, por shikoni kush është në foton që publikon »
Article Logic
Execution time: 0.011843919754028
array(1) { ["section"]=> string(84) "kapet-gomone-me-mbi-1-ton-kanabis-ne-itali-pranga-dy-shqiptareve-emrat-detajet-87089" }