Kapet gomonia me 506 kg kanabis pranë brigjeve italiane, pranga skafistëve shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 29-01-2017 Kapet gomonia me 506 kg kanabis pranë brigjeve italiane, pranga skafistëve shqiptarë

Plot 506 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët të Guardia di Finanza, Frontex dhe Policisë Shqiptare.

Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë, B.H 48 vjeç dhe E.N 31 vjeç, të cilët po drejtonin një skaf të ngarkuar me 506 kilogram kanabis të ndarë në 26 pako. Skafistët e nisur nga Shqipëria janë ndjekur për disa orë në det të hapur në këtë moment kanë hedhur edhe ngarkesën e drogës në det.

Ata janë ndaluar pranë San Cataldos në Leçe, rreth 20 milje larg bregut.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me gomone në drejtim të Italisë.

Sa ka përfunduar në rrjetën e bashkëpunimit Shqiperi-Itali  “Frontex”, një tjetër gomone me lëndë narkotike që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë.

Operacioni i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe Frontex.

Nga pala shqiptare në operacion po marrin pjesë Njësitë e Policisë së Kufirit të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza NUFROM me njësitë e Vlorës.

Nga pala italiane operacioni u finalizua nga njësitë operative Aerodetare të Guardia di Finanza të Pulias me mbështetjen e një avioni të Frontex.

Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza NUFROM, ku u përfshinë avioni i FRONTEX, si dhe njësia operative aerodetare e Guardia di Finanza të Pulias, u bë e mundur që 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce, të bllokohej gomonia 6 metra e gjatë me dy shqiptarë në bord.

Gjatë ndjekjes dy skafistët e kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Dy skafistët shqiptarë B.H 48 vjeç, banues në Vlorë  dhe E.N. 31 vjeç, banues në Vlorë, janë arrestuar nga Guardia di Finanza për veprën penale “Trafik ndërkombetar i lëndëve narkotike”.

Lënda narkotike e hedhur në det  në këto momente është grumbulluar  nga policia.

Gjithësej 28 pako të mëdha me peshë totale 506 kg.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane, po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku, si dhe për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në të dy vendet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momente rrëqethëse, nëna takon të bijën pas 42-vitesh. Mes lotësh tregon për "rrëmbimin" e vajzës dhe vdekjen e personit të zemrës
Histori shqiptare, i dërgon 2 mijë euro shoqes fshehtas bashkëshortit por s'ia kthen më. Burri kërkon të ndahet: S'kam më besim »
Article Logic
Execution time: 0.010583877563477
array(1) { ["section"]=> string(89) "kapet-gomonia-me-506-kg-kanabis-prane-brigjeve-italiane-pranga-skafisteve-shqiptare-67032" }