Kapet gruaja e kryeterroristit Al-Bagdati

Publikuar tek: bota, më 15:04 06-11-2019 Kapet gruaja e kryeterroristit Al-Bagdati Kreu i ISIS-it Abu Bakar Al-Bagdadi u vetëvra gjatë megaoperacioni ushtarak në 26 tetor

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan zbulon se forcat e armatosura turke kanë arritur të arrestojnë gruan e ish-liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.

Kreu i shtetit turk e dha lajmin gjatë 70-vjetorit të themelimit të fakultetit të teologjisë në Universitetin e Ankarasë. 

‘’Po njoftoj për herë të parë se kemi kapur gruan e al-Bagdatit’’, u shpreh Erdogan para pjesëmarrësve në auditorët e Universtitetit të Ankarasë.

Abu Bakr al-Bagdadi vrau veten duke shpërthyer një jelek me bomba gjatë aksionit ushtarak të SHBA-së, Rusisë, Turqisë dhe forcave luftarake kurde në Siri. Që prej 2013, Turqia ka vrarë 3500 luftëtarë të ISIS-it gjatë fushatave ushtarake ndaj ISIS-it.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067931890487671
array(1) { ["section"]=> string(48) "kapet-gruaja-e-kryeterroristit-al-bagdati-184912" }