Kapet i riu, ishte shpallur në kërkim për kanosje e armëmbajtje pa leje, ç’ju gjet në makinë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 24-10-2017 Kapet i riu, ishte shpallur në kërkim për kanosje e armëmbajtje pa leje, ç’ju gjet në makinë (FOTO)

Lokalizohet dhe kapet një person i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosje" "Armëmbajtje pa leje".

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës me objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, u bë i mundur lokalizimi në rrugën Rrëshen -Bukmirë , dhe kapja e E.B, 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale " Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit " dhe "Kanosje".

Në momentin e ndalimit , shoqërohej nga B. D, 18 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë .

Këtyre 2 shtetasve, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale :

- 1 armë zjarri pistoletë me karikatore me 7 fishekë

- 1 armë gjahu pa leje

- disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva

Veprat penale në ngarkim të tyre " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Mbajtje pa leje e armëve të gjahut" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

 

22788919_2051354728484221_4964297190125058729_n.jpg

22729080_2051354748484219_7217519028942953579_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT / Kryebashkiaku Veliaj: Edhe 100 ylli im, por ...
Kapet vrasësi i Fierit, tentoi të arratisej nga kufiri (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011487007141113
array(1) { ["section"]=> string(101) "kapet-i-riu-ishte-shpallur-ne-kerkim-per-kanosje-e-armembajtje-pa-leje-c-ju-gjet-ne-makine-foto-96981" }