Kapet i riu me drogë dhe fara hashashi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 26-03-2017 Kapet i riu me drogë dhe fara hashashi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi kanabisi si dhe një qese me farat e bimës narkotike.

Më datë 22 mars shërbimet e Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhiseldo Kaliqi,21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në sheshin “Nënë Tereza”, ju gjet një sasi lënde narkotike. Po kështu dhe gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjet një tjetër sasi lënde narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 0.9 (zero pikë nëntë) gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva si dhe 37 (tridhjetë e shtatë) fara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Jam nusja e djalit të ish-ministrit, dua 43 mijë Euro të të liroj nga burgu”, zbulohen SMS-të dhe PËRGJIMET e Amarildës
Nga Shkodra në Sarandë, ja aksioni i madh që nis nesër »
Article Logic
Execution time: 0.013308048248291
array(1) { ["section"]=> string(44) "kapet-i-riu-me-droge-dhe-fara-hashashi-73175" }