Kapet i shumëkërkuari shqiptar në Itali, ishte dënuar me 16 vjet burg (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:19 14-11-2017 Kapet i shumëkërkuari shqiptar në Itali, ishte dënuar me 16 vjet burg (EMRI) ilustruese

Kapet një i shumëkërkuar në Itali dhe i dënuar me 16 vjet burg.

Policia ka arrestuar Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi akuzohej për “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019263982772827
array(1) { ["section"]=> string(79) "kapet-i-shumekerkuari-shqiptar-ne-itali-ishte-denuar-me-16-vjet-burg-emri-99487" }