Policia ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në automjetin tip “Volkswagen Passat” të 21 vjeçarit Monsiljo Shia nga Vlora, i cili i vu në pranga nga policia.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
Sipas njoftimit të policisë, më bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë - Babicë e Madhe.
Nga kontrollini ushtruar në automjetin tip Volksëagen Passat, me targë VL 7937 C, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.