Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni i njohur shqiptar në fushën e ndërtimit (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 22:02 22-02-2021 Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni i njohur shqiptar në fushën e ndërtimit (EMRI) Droga e sekuestruar

Policia italiane ka sekuestruar sot një sasi droge, e cila nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove. Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash.

Për posedimin e kësaj sasie të madhe të lëndës narkotike, kanë rënë në pranga një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.

gazeta.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rajoni me shifra shpresdhënëse Covid-i, ka ulje të numrave në Maqedoni dhe Greqi (BILANCI)
»
Article Logic
Execution time: 0.011615991592407
array(1) { ["section"]=> string(91) "kapet-me-300-mije-euro-droge-biznesmeni-i-njohur-shqiptar-ne-fushen-e-ndertimit-emri-239839" }