Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me 45 doza drogë në qytetin e Fierit.
Burime zyrtare të policisë bjënme dije se është arrestuar shtetasi:
-Aurel Osmëni, 33 vjeç, banues në lagjen "11 Janari", Fier.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në lagjen "11 Janari" Fier është kapur në kushtet e flagrancës me 45 doza lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".