Policia e Pukës gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka arrestuar në flagrancë një shtetas për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.
Policia bën me dije se më datë 12.04.2017 nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në banesën e shtetasit Gjergj Dushaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës një armë gjahu tip çifte dhe 2 armë automatike mod 56, 2 krëhëra me 45 fishekë.
Në kuadër të këtij opercioni u bë arrestimi në flagrancë i shterasit:
Gjergj Tushaj, 51 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajteje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve" dhe "Prodhim dhe mbajteje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuara nga neni 280, 278/3, të Kodit Penal.
“Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme”.