Kapet me drogë dhe armë në dhomën e hotelit, arrestohet 35-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 09-03-2017 Kapet me drogë dhe armë në dhomën e hotelit, arrestohet 35-vjeçari (Emri)

Një 35-vjeçar ka rënë në parngat e polciisë pasi u kap me drogë dhe armë në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Leonard Murati, banues në kryeqytet, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banonte në Orikum iu gjetën 6.5 gram kanabis, një pistoletë dhe krehër me 6 fishekë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i kenë gjetur të fshehur në dhomë: një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54, një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, thuhet në njoftimin e policië. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

droge4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni i rrëzuar në Ishëm zhvendoset pas 6 muajsh, dërgohet jashtë Shqipërisë
Interpoli sjell nga Franca në Tiranë Aleksandër Gjinin: Ky është krimi i 39-vjeçarit nga Kurbini »
Article Logic
Execution time: 0.011065006256104
array(1) { ["section"]=> string(76) "kapet-me-droge-dhe-arme-ne-dhomen-e-hotelit-arrestohet-35-vjecari-emri-71299" }