Kapet me drogë në Itali, arrestohet i riu shqiptar (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 14-03-2017 Kapet me drogë në Itali, arrestohet i riu shqiptar (Emri)

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi qarkullonte me drogë në makinë.

Mediat italiane bën ë me dije se është arrestuar shtetasi Aurel Kodheli, pasi u kap me drogë në motorin e tij skuter në vendin e quajtur Sabbie D’oro në Siçili gjatë një kontrolli rutinë në rrugët publike.

Mësohet se i riu kishte me vete 15 doza kokaine me peshë 6.5 gram secila dhe 60 euro para cash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në banesën e tij private, në zonën Contrada Resine, në dhomën e gjumit iu gjetën edhe tre doza të tjera kokaine me peshë rreth 30 gram, një peshore si dhe materiale të tjera për paketimin e drogës.

Paratë, droga dhe materialet e nevojshme për substancën narkotike iu sekuestruan nga policia, ndërsa Kodheli është në pritje të dënimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E trishtë/ Babai denoncon zhdukjen e djalit, e gjen pas 2 muajsh në morg: Nuk ma çrregjistrojnë
Vrau çiftin anglez, ja dënimi që vendosi gjykata për shqiptarin »
Article Logic
Execution time: 0.01106595993042
array(1) { ["section"]=> string(60) "kapet-me-droge-ne-itali-arrestohet-i-riu-shqiptar-emri-71859" }