Kapet me kanabis dhe thikë 20-vjeçari nga Durrësi, shpërndante drogë në lokale

Publikuar tek: aktualitet, më 14:05 21-10-2020 Kapet me kanabis dhe thikë 20-vjeçari nga Durrësi, shpërndante drogë në lokale Droga dhe thika e sekuestruar

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi u kap në një lokal duke shpërndarë doza me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që iu bë nga policia, 20 vjeçarit me iniciale A. R., iu gjetën 20 doza me kanabis, si dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DPV Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal, në qytet Lezhë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa, gati për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « COVID-19 hyn në shkollën 'Dhaskal Todri' në Elbasan, infektohen 2 mësuese dhe 7 maturantë
5-vjetori i ABI, ambasadorja Kim: Pres me kënaqësi të punoj me partnerët shqiptarë, për të bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët »
Article Logic
Execution time: 0.013229131698608
array(1) { ["section"]=> string(84) "kapet-me-kanabis-dhe-thike-20-vjecari-nga-durresi-shperndante-droge-ne-lokale-224578" }