Kapet me kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 20-05-2019 Kapet me kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali Kokaine

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pas një operacioni të Guarda di Finanza në Savona.

Sipas mediave vendase, gjithçka filloi me një kontroll të rrugës në dalje të Albisola, pasi policia pikasi një automjet për kontroll.

Por pas sinjalit të policisë shoferi u duk nervoz, çka shtoi dyshimet duke vijuar kontrolle më të imtësishme të mjetit.

Nën pjesën e tapicerisë në anën e pasagjerit, u gjet sasia prej 500 gram kokainë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende u arrestua dhe janë duke vijuar hetimet, ndërsa mjeti iu nënshtrua sekuestrimit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042155027389526
array(1) { ["section"]=> string(63) "kapet-me-kokaine-ne-makine-arrestohet-shqiptari-ne-itali-165034" }