Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Portin e Thassos në Greqi. Sipas mediave greke, gjatë kontrollit në automjet ai kishte 1.1 kg kokainë të pastër.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije tentoi që t’i shmangej kontrollit të Autoritetit Portual, por nuk ia arriti qëllimit.
I riu ndodhej në makinë bashkë me një 29-vjeçar tjetër, shok i tij. Në momentin kur u pikas nga autoritetet e portit, 26-vjeçari rriti shpejtësinë e makinës duke goditur një tjetër mjet në port, por më pas u ndalua nga policia.
Sipas mediave, pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle në tre shtëpi në Kavala të përdorura nga dy shqiptarët. Aty u gjetën tre pako me kokainë, në sasi më të vogla.