Kapet me makinë të vjedhur, prangoset shqiptari në Greqi

Publikuar tek: bota, më 17:02 01-02-2016 Kapet me makinë të vjedhur, prangoset shqiptari në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 37 vjeç, i cili udhëtonte me makinën që kishte vjedhur disa orë më parë. Ai u ndalua në Amfilochia për një kontroll të zakonshëm nga policët rrugor, të cilët zbuluan se shqiptari udhëtonte me makinën që sapo kishte vjedhur.

Sipas mediave greke, 37 vjeçari kishte marrë makinën në qytetin Pirgos i cili ndodhet afërsisht 200 kilometër larg Amfilochiasë. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa makina i është kthyer të zotit, i cili kishte deklaruar vjedhjen e saj në policinë e zonës ku banonte. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për shqiptarin i cili dyshohet nëse ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023688077926636
array(1) { ["section"]=> string(61) "kapet-me-makine-te-vjedhur-prangoset-shqiptari-ne-greqi-31481" }