I gjendet armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë një person në Shkodër.
Paulin Qarri 39 vjeç, banues në Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër janë ngritur Pika Kontrolli në territorin e Qarkut Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe lendë narkotike, ku gjatë kontrolleve të ushtruar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Paulin Qarri, i cili udhëtonte me automjetin tip Benz me targa AA266HZ, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet:
- një armë zjarri Pistoletë e llojit Browning (Gjerman)
- një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm
Shërbimet e Policisë shoqëruan personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".